Agjenti i parë i Leo Messit nuk ka më dyshime: Ka zgjedhur skuadrën e tij të re, është Interi sepse… – Descript

26

Josep Maria Minguella nuk ka dyshime: Skuadra e ardhshme e Lionel Messit në karrierën e tij do të jetë pikërisht Interi.

Është pikërisht agjenti i parë i Lionel Messit, njeriu që e dërgoi lojtarin për herë të parë te Barcelona, ai që ka folur për këtë histori duke thënë kështu se Messi do të transferohet në Milanon zikaltër.

Minguella është intervistuar nga radio ‘Cadena Cope’ dhe duket shumë i bindur për pozicionin dhe fjalët e thëna.

Intervista e tij ka ardhur vetëm pak pasi Messi i ka komunikuar zyrtarisht Barcelonës dëshirën për t’u larguar nga klubi.

“Per mua, Lionel Messi e ka qe tani skuadren e tij te re ku do te transferohet e ku do te luaje ne sezonin e ri: eshte Interi.”

“Ne Itali paguhen me pak taksa dhe per kete arsye aty eshte edhe nje lojtar tjeter si Cristiano Ronaldo qe fiton shume.”

“Me duket shume e veshtire ta shoh ne Angli, edhe pse te City eshte Guardiola dhe miku i tij Kun Aguero. Per mua transferohet tek Interi.”, tregon Minguella.

Legjenda katalanase, Carles Puyol:

Ka qenë një legjendë e ekipit katalanas si Carles Puyol që me një postim në rrjetet sociale duket se ka konfirmuar largimin e argjentinasit nga skuadra.

“Respekt dhe admirim për ty Leo. Ke gjithë mbështetjen time shok”,- shkruan Puyol në një postim në Twitter.

Messi kërkon të largohet:

Sulmuesi i ekipit të Barcelonës, Lionel Messi, kërkoi të largohet nga klubi futbollistik këtë verë.

Ai tha se i ka dërguar një letër klubit, duke thënë se dëshiron të shfrytëzojë një klauzolë në kontratën e tij, që i lejon të largohet menjëherë, pa ndonjë pagesë.

Messi, gjashtë herë fitues i Topit të Artë, ka bërë debutimin e tij për Barceolonën në vitin 2004 dhe ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve. Messi kërkohet me ngulm nga Inter, PSG dhe Mancester City.

Megjithëse duhet thënë se janë zikaltrit e Interit ato që e kërkojnë më me ngulm ‘pleshtin’, por gjithsesi na mbetet të shohim në ditët në vijim.

 

The post Agjenti i parë i Leo Messit nuk ka më dyshime: Ka zgjedhur skuadrën e tij të re, është Interi sepse… appeared first on Descript.