Ballina Aktualitet Ahmetaj shigjeton opozitën, Rama i ‘mbyll’ gojën ministrit: Lëri mo, ata s’kanë…

Ahmetaj shigjeton opozitën, Rama i ‘mbyll’ gojën ministrit: Lëri mo, ata s’kanë…

23

Ditën e sotme kryeministri, Edi Rama, ka inspektuar punimet në kantierin e ndërtimit të shkollës 9-vjeçare “Gosë”, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama u shoqërua nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

Teksa i prezantonte projektin në fjalë, Ahmetaj u ndal dhe tek shkollat e tjera që do të ndërtohen, ndërsa ka shigjetur dhe opozitën në lidhje me akuzat e saj këto ditë për situatën në shkolla.

Rama i sugjeroi ministrit që mos të merreshin me opozitën, pasi ‘ata atë punë kishin’.

Ahmetaj: Pra jemi në kohë për 26 nëntori?! Super. Edhe palestra do të jetë gati.”, tha Rama. “Edhe për transparencë për publikun, pardje kemi mbyllur fazën e parë zyrtarisht me UNDP, me Komisionin Evropian. Janë 22 shkolla në websitin e UNDP. Që nga opozita, mësuesit, qytetarët, mund t’i shohin shkollat me emra dhe vendndodhje. Janë 40 shkolla gjithashtu, dhe nga ato shkolla që rëndom opozita ka shkuar dhe thotë se s’po fillon puna.

Rama: Lëri mo aman, ata atë punë kanë. S’kanë punë tjetër.