Ballina Aktualitet Aksidenti i rëndë në Elbasan – Tiranë: Ndërrojnë jetë 2 vajza, edhe...

Aksidenti i rëndë në Elbasan – Tiranë: Ndërrojnë jetë 2 vajza, edhe të plagosurat në gjendje kritike për jetën

17

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Tiranë – Elbasan

Janë identifikuar dy vajzat që kanë humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme në një aksident tragjik në autostradën Elbasan – Tiranë. Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se vajzat që kanë ndërruar jetë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një Benz. Burime policore nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares Denisa Dibra.

Të plagosura në aksident kanë mbetur shtetaset Denisa Dibra,25 vjeçe, banuese në Shkodër drejtuesja e mjetit Nervida Garunja, 23 vjeçe banuese po në Shkodër.

Drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD, që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele i është bërë testi i alkoolit.

Burime zyrtare konfirmuan se shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, rezultoi se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur .

Sipas testit të alkoolit rezultoi në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

Burime zyrtare konfirmuan po ashtu se autori i dyshuar i këtij ajsidenti është arrestuar pasi përplasi nga pas makinën tip ” Volkswagen’ , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën.