Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit shqiptar në Gjermani/ 20 vjeçari luante me skuadrën e… – Descript

23

Një futbollist shqiptar nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik.

20-vjeçari luante me klubin amator të VfL- Ulm 1905 Fußball të Gjermanisë.

Nga ana e tij klubi njofton se 20-vjeçari Jetëlir Hasani me origjinë shqiptare fatkeqësisht ka vdekur prej aksidentit.

Mediat kosovare raportojnë se Hasani do të varroset në Prishtinë teksa klubi amator ka hapur një donacion për të kontribuar me fonde.

NJOFTIMI NGA KLUBI GJERMAN

Të dashur anëtarë të klubit,
Të dashur miq,
Të dashur tifozë,
lajm i hidhur na goditi dje.
Fatkeqësisht, lojtari / miku ynë dhe anëtari i klubit Jëtlir Hasani ka ndërruar jetë me zemër të rëndë.
Ne si VFL Ulm dëshirojmë të shprehim simpatinë dhe ngushëllimet tona më të thella për familjen Hasani dhe shumë forcë gjatë kohërave të vështira.

The post Aksidenti tragjik i merr jetën futbollistit shqiptar në Gjermani/ 20 vjeçari luante me skuadrën e… appeared first on Descript.