Ballina Lifestyle Aktori i madh Anthony Hopkins: “Më ka ikur mendja”, 6 muaj i...

Aktori i madh Anthony Hopkins: “Më ka ikur mendja”, 6 muaj i izoluar në shtëpi nga frika e COVID-19! Tani jam zyrtari

26

Thirrjet e OBSH që ngjallin vazhdimisht panik, apo edhe politikat e nxituara të disa shteteve po i bëjnë qytetarët që të përjetojnë momente ankthi në lidhje me situatën e koronavirusit, madje të marrin edhe vendime të pamenduara mirë për jetën e tyre.

Aktori Anthony Hopkins, nën frikën e infektimit nga COVID-19 ka qëndruar 6 muaj pa dalë fare nga shtëpia, që nga nisja e pandemisë në mars 2020.

Pasi ka qëndruar plot 6 muaj në karantinë të plotë, 82-vjeçari, i cili është edhe fitues i çmimit OSCAR, ka deklaruar se tashmë është “zyrtarisht i çmendur”.

Batutat i bën teksa flet me statujën e një qeni që e ka quajtur Niblo, të cilit i rrëfen se çfarë po kalon nga mbyllja në shtëpi.

“Më ka ikur mendja”, tallet Hopkins në një video të publikuar online dhe që është bërë menjëherë virale.

Për gjatë gjithë saj kohe duket se miku më i mirë ka qenë macja e tij, me të cilën e kemi parë shpesh duke luajtur në piano.

Pasioni i tij është piktura, por nuk ka lënë mënjanë as video të tilla vallëzimi në Tik Tok, që kanë shkaktuar mjaft të qeshura te ndjekësit e tij.