Ballina Aktualitet Aktron Basha, gjen alibi për të braktisur reformën zgjedhore…teatri

Aktron Basha, gjen alibi për të braktisur reformën zgjedhore…teatri

19

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura e grupit dhe strukturave të Partisë Demokratike në një prononcim për mediat Lulzim Basha u shpreh se PD do të angazhojë të gjitha strukturat e saj për të mobilizuar sa më shumë njerëz për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Alenca për Mbrojtjen e Teatrit.

“Do të angazhojmë strukturat tona që nesër të jemi në mbështetje të tyre. Në këtë protestë kundër këtij kr1mi makàbër. Në një protestë jo vetëm në mbrojtje të teatrit, por kundër tiranisë, shkeljes flagrante te ligjit. Janë ndarë detyrat për të siguruar pjesëmarrje maksimale nesër në protestë”, tha Basha.

Basha permendi edhe nje here zotimin e opzites per te ndertuar me parate e veta teatrin Kombetar sapo te vijne ne pushtet. Por se çfarë teatri dhe me çfarë parash të veta do ndërtoi vetëm ky mashtrues e di, sepse edhe sikur të vijë ˜ue pushtet, gjë që nuk ndodh kurrë… edhe ai e di mirë, ndaj jep premtime të tilla boshe, teatri i ri ka përfunduar. Apo do e shëmbi si mbikalimin te Zogu i Zi që qutetarët e Tiranës humbën 5 milion euro dhe gjykata Kushtetuese me vendim unanim e cilëso si vepër penale dhe shkelje të rëndë e Kushtetutës nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Por Luli shikon ëndrra dhe gjen dhe një alibi për të sabotuar reformën zgjedhore. I pyetur nëse nesër do të ketë reformë zgjedhore, Basha u shpreh se nuk do të ketë sepse është i zënë me protestën …për të ngjallur teatrin./Ekskluzive.al