Ballina Aktualitet Albin Kurti flet parçartë për teatrin: Shembja e këtij monumenti kulture, prej...

Albin Kurti flet parçartë për teatrin: Shembja e këtij monumenti kulture, prej interesave të përkohshme nga përfitimet e

12

Kryeministrii shkarkuar dhe në ikje i Kosovës i cili nuk arriti as dy javë ta drejtonte vendin, tani i ka ardhur ndërmend të drejtoi Shqipërinë, si idiot kulturor, ku radhit TK në monument kulture dhe djep kulture. Albini dënoi aktin e shëmtuar sipas tij të shembjes së TK, por pa asnjë tagë,r sepse nuk i’a ka dhënë askusht të drejtën të vlerësoi aktet administrative të Qeverisë Shqiptare dhe të Bashkisë së Tiranës dhe madje edhe në Kosovë nuk e ka këtë të drejtë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti e cilësoi shembjen e një monumenti kulture si gjest të ardhur prej interesave të përkohshme që lidhen me përfitimet e disave.

“Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional.

Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli.

Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave.

I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë”, -shkroi Kurti në “Facebook”. Por kjo është vetëm një përçartje e tij sepse ka ngatërruar adresë TK nuk kishte asnjë nga ato tituj nderi që i ‘a jep Albin WV-ja apo WC-ja/ Ekskluzive.al