Ballina Aktualitet Alfred Lela lirohet nga policia: Po iki në shtëpi se s’ndjehem mirë,...

Alfred Lela lirohet nga policia: Po iki në shtëpi se s’ndjehem mirë, policët u sollën mirë me mua.

16

Lirohet nga Policia ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka dhe gazetari Alfred Lela. Të dy u ndaluan pak orë më parë gjatë përplasjes me efektivët. Ish-deputetja dhe bashkëshorti i saj, pritet t’i bashkohet protestës dhe një makinë është nsiur për t’i marrë në Komisariatin nr. 4.

Ndërkohë më e komplikuar ka qënë situata për Lelën.

Ai është parë të dalë nga Komisariati nr.1 me shenja dhe njolla gjaku.

Ai u shpreh se në Komisariat të gjithë efektivët janë sjellë mirë, madje dhe e kanë ndihmuar me mjekimin e plagëve.

I pyetur nëse do të bënte një kallëzim penal, ai u shpreh se rasti i tij nuk ishte i rëndësishëm për momentin.

“Do shkoj në banesë sepse nuk ndjehem mirë. Nëse marr veten nisëm sërish për protestë”, është shprehur ai.