Ballina Aktualitet Ambasada e SHBA për pushtetarët që bëjnë “pushtin”: Reforma në drejtësi nuk...

Ambasada e SHBA për pushtetarët që bëjnë “pushtin”: Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas! Pas SPAK askush nuk

30

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një tjetër mesazh të fortë në drejtim të politikës shqiptare. Në momentin që presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi sulmet ndaj reformës në drejtësi, ambasada e SHBA nisi një fushatë nëmbrojtje të reformës. Dje në rrjetet sociale, ambasada ka publikuar një tjetër material me argumente së përse i nevojitet Shqipërisë reforma nëdrejtësi.Në videon e publikuar nga ambasada amerikane vendoset theksi se reforma do të sigurojë që çdokush të jetë i barabartë para ligjit.

Ambasada amerikane ka artikuluar gjashtëmesazhe që u drejtohen, personave me të shkuar kriminale,bosëve tëkorrupsionit, personazheve politikë që kanë dalë kundër reformës, ku një ndër më të përfolurit është presidenti Meta, por edhe ish kryeministri Sali Berisha.”Reforma në drejtësi dhe procesi i veting-ut në veçanti ka dhënë rezultatet e para. Më shumë se 50 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar për shkak se nuk justifikuan pasurinë dhe kontakteve të papërshtatshme me botën e krimit. Paralelisht me pastrimin e sistemit janë ngritur institucionet e reja, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Këto institucione kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe shumë shpejt ky institucion do të hetojë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar”, ka deklaruar ambasada amerikane ditën e djeshme.

Çfarëështë reforma?

Në videon e publikuar nga ambasada drejtohet kjo pyetje: “Çfarëështë reforma në drejtësi?” Ambasada na kujton se në korrik të vitit 2016 Parlamenti i Shqipërisë votoi unanimisht për të ndryshuar 1/3 e Kushtetutës dhe për të transformuar sistemine drejtësisë në mënyrë që të trajtojë si duhet korrupsionin. “Si funksionon kjo? 800 gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë duhet të rivlerësohen nga vetingu. Vetingu gjatë rivlerësimit shqyrton nëse gjyqtarët dhe prokurorët kanë burime të pashpjegueshme pasurie, lidhje me krimin e organizuar dhe nëse janë të aftë. Vetingu siguron që gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të mos futen në sistemin e ri”, thuhet në videon e ambasadës. Sipas ambasadës, ky proces do të kryhet pa probleme pasi do të ketë vëzhgues evropian. ONM, misioni ndërkombëtar monitoron procesin dhe sigurohet që ai të kryhet sipas rregullave.Ndër të tjera ambasada jep edhe garancinë që sistemi i ri do të funksionojë sipas rregullave. Ajo e shpjegon se si do tëbëhet kjo gjë.Gjyqtarët e rivlerësuar që kanë kaluar vetingun, do të kontrollohen nga KLGJ, e cila ka për detyrë më pas që t’i vendosënë detyra të posaçme, dhe të sigurohet që ata të zbatojnë rregullat. Ndërkohë me prokurorët këtë detyrë do e bëjëKLP.

Gjashtë mesazhet e dërguara nga ambasada

Ambasada amerikane i ka drejtuar 6 mesazhe për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Zyrtarëve tëkorruptuar ju kujton se Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë nisur nga puna për ngritjen e SPAK dhe nuk do të ketë tolerime për asnjë. Mesazhi i dytë ka qenë për SPAK dhe funksionin e tij. “Byroja Kombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK. SPAK-u është një institucion i ri, i pavarur dhe i papolitizuar kushtetues, detyra e të cilit është të ndjekë penalisht korrupsionin, krimin e organizuar dhe krimet e kryera nga zyrtarë të nivelit të lartë. Në shumë mënyra, BKH është e ngjashme me FBI-në amerikane, e cila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Në fakt hetuesit e BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia”, ka shpjeguar ambasada amerikane. Mesazhi i tretë iu drejtua paprekshmërisë dhe ishte drejtpërdrejt për ata që kanë bërë sipas qefit në këto 30 vite. “Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të artë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të ‘Paprekshëm’ sepse gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Prokurorët e Posaçëm do t’i nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe të telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre. Kushtetuta i jep SPAK fuqinë dhe pavarësinë përt’iu kundërvënë korrupsionit të nivelit të lartë. Askush nuk do të jetë i paprekshëm”, ka theksuar ambasada.

Arbjona ÇIBUKU