Ballina Aktualitet Ambasadorja Yuri Kim darkon me përfaqësues të “Nisma (Ç)Thurje” në Shqipëri!...

Ambasadorja Yuri Kim darkon me përfaqësues të “Nisma (Ç)Thurje” në Shqipëri! Por ai njeh kush janë Pano Soko

16

Ambasadorja Yuri Kim ka darkuar me përfaqësues të lëvizjes Nisma Thurje, e cila tashmë deklaron se është kthyer në një parti politike, por ligjërisht nuk është e mundur, sepse nëse çdo OJQ do kthehej në parti politike vetëm se një deputete do i bashkohej këtij grupim, do ishte mbushur vendi me parti.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, na habiti me takimin me përfaqësuesit e kësaj bande politike me drejtuesit kolektiv të saj, Rudina Hajdari, Pano Soko, Rezart Prifti, Besian Pesha dhe të tjerë.

“Nisma Thurje” vetëm në fillim të këtij muaji konfirmoi tranzicionin në një parti politike, duke konfirmuar zërat që qarkullonin prej kohësh, por a i njeh ambasadoria Yuri Kim se kush janë drejtuesit e këtij formacioni amorf?!

Besjan Pesha, një i akuzuar dhe i dënuar për vjedhje që në vitet e rinisë. I akuzuar për vjedhje dhe korrupsion si ish drejtori i AKBN-së i propozuar dhe i vendosur aty nga LSI dhe i shkarkuar nga Meta për prishje pazaresh duke e akuzuar për korrupsion dhe hajdutërinë burimet natyrore të vendit, si ato të Kromit në Bulqizë dhe naftës në Ballsh.

Pano Soko, ish Drejtori i financave të AKBN-së, i shkarkuar për korrupsion, të paditur për këto vepra penale, i akuzuar për vjedhje projektesh dhe bashkëpuntor me Besjan Peshën.

Profesori qesharak i PD që u gjuajt me vezë në protestën e studentëve dhe e larguan me shpulla nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, por tani ka gjetur strehë te maskarenjtë si Sorosian i vjetër. Ja çfarë thotë avokati Altin Goxhaj për këtë “filozof”:

“Unë mendoj se Rezart Prifti ka bërë shumë mirë që është bashkuar me Nismën. Është mirë që këta që dalin në TV për të mbrojt Sorosin të jenë të gjithë bashkë në një shportë”-shkruan Goxhaj.

Na çuditi Zonja Kim që drekon me një bandë Sorosiane dhe hajnish, si gjoja parti e re, që nuk ka marrë akoma status partie. Edhe këto klloun, si dështime të PD-së, Mjaftit dhe LSI-së, kishim mangut si parti./ Ekskluzive.al