Ballina Aktualitet Apeli me Lazëra pushoi çështjen e Lulzim Bashës për lobimin rus: PS...

Apeli me Lazëra pushoi çështjen e Lulzim Bashës për lobimin rus: PS padi të re në SPAK

1

PS ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për të pushuar çështjen e kreut demokrat Lulzim Basha për lobimin rus. Ka qenë deputeti Taulant Balla që ka deklaruar për masat që do merren, që kjo çeshtje t’i kaloj drejtësisë së re dhe jo tufës së hajdutëve dhe tregtarëve të drejtësisë, që nuk kanë kaluar akoma në sitën e vetingut.

Postimi i Ballës

Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulezim Bashës, thjeshtë ka vonuar DREJTËSINË.

Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

1. kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

2. Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë

https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

3. Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.