Ballina Aktualitet Arrestimi i ish-drejtorit të 12- të LSI, partia reagon : U...

Arrestimi i ish-drejtorit të 12- të LSI, partia reagon : U sajua një histori e turpshme…si e gjithë të tjerëve

35

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka reaguar për arrestimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani, duke i dalë në mbrojtje këtij të fundit.

Mamani u arrestua për ‘shpërdorim detyre’, pasi akuzohej se ka favorizuar duke i dhënë energji elektrike një subjekti privat, pronë e të afërmeve të tij.

Ndërkohë, Tavo i hedh poshtë këto pretendime, ndërsa akuzon kreun e ri të bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi. Sipas tij, kryetari i ri nisi menjëherë shkarkimet dhe se historia e Mamanit është e sajuar.

Kujtojmë se Armand Mamani ka mbajtur më herët postin e kryetarit të LSI në Gjirokastër.

Mesazhi i Tavos:

Palo kryetari i ri i Bashkisë Gjirokastër, i cili në votimet më moniste të 30 qershorit, ku kandidoi përballê vetes, arriti rekordin për numrin më të vogël të votave nga partia që përfaqëson dhe ata 1500 votues që i detyroi me forcë ja quajtën votën e pavlefshme pasi nuk mund të bëheshin zare të këtij gaztori.

I kompleksuar me rekordin e votave më të ulëta, ky gaztor nisi shkarkimet politike. Armand Mamani, Drejtor i Agjencisë së Mirëqënies dhe Kujdesit Social u përball ditën e dytë të punës së kryetarit gaztor me një audit të befasishëm kontrolli, i cili nuk gjeti asnjë shkelje. Ndërkohë u sajua një histori e turpshme për lidhje të paligjshme energjie elektrike.

U bëj apel organeve të drejtësisë të mos përdoren politikisht dhe të mbrojnë të vërtetën duke mos u bërë pjesë e arrogancës dhe hakmarrjeve të kryetarit gaztor të paligjshëm, të dalë nga zgjedhje anti-kushtetuese, dhe me rekord të paparë dështimi votash.