Ballina Aktualitet Artur Zheji kundër “rrymës”, jep version të ri: Shqiptarët popull kameleon, kanë...

Artur Zheji kundër “rrymës”, jep version të ri: Shqiptarët popull kameleon, kanë flirtuar me pushtuesit

14

Perkunder vleresimeve te njerezve te shquar vendas dhe te huaj per shqiptaret si njerez te ashper, por te drejte, luftarake e dinjitoze, liridashes dhe te zgjuar, analisti Artur Zheji ka nje mendim te vetin per kete.

Zheji zhvendoset kunder rrymes, duke u shprehur se shqiptaret jane si kameleonet duke marre ngjyren e “ambientit”, dhe duke u pershtatur me te gjithe armiqte qe e kane pushtuar. Pra u ka sherbyer!

Ketu nuk perjashton as raportin e shqiptareve te Kosoves me serbet, pavaresisht se nuk permend emra te pervecem!

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Artur Zheji. Teksa po fliste për situatën politike në Shqipëri e Kosovë, ku disa nga ish-eksponentët më të lartë të UÇK-së, kanë dalë para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, analisti, komentoi raportin e shqiptarëve në tërësi me pushtuesit.

Ai i krahasoi shqiptarët me kameleonët, të cilët, për t’iu përshtatur egërsisë së xhunglës ndryshojnë ngjyrën e lëkurës, ndërsa shqiptarët sipas Zhejit, të ndikuar dhe nga pushimet qindra vjeçare kanë ndryshuar “ngjyrën e lëkurës” për t’u përshtatur me pushtuesit dhe gjeopolitikën në tërësi.

“Kemi krizë të fortë indetitare, pra ne jemi një popull akoma kameleontik. Marrim ngjyrën e atij që na pushton, por mbeteni nën këtë petk po ashtu shqiptar, kjo ka qenë ndoshta e vetmja formë për të mbijetuar.

Historia jonë është histori pushtimesh, të paktën këto 1 mijë vitet e fundit, nga Bizanti tek Perandoria Osmane e të tjera.

Pra ne jemi një popull shumë kameleontik, pra kemi pasion si ajo kafsha që ndryshon ngjyrën për t’iu përshtatur xhunglës dhe ne xhunglës gjeopolitike që na ka rrethuar jemi përshtatur duke marrë ngjyrat e pushtuesit, kur pushtuesi ikën heqim atë lëkurë dhe dalim prapë shqiptar.

Këto instinkte kanë mbetur shumë të forta tek shqiptarët. Sigurisht jemi shumë tradhtarë të vetes tonë dhe të atyre që na rrethojnë”, tha Zheji.