Ballina Aktualitet As në 1 korrik! Greqia shtyn për herë të dytë hapjen e...

As në 1 korrik! Greqia shtyn për herë të dytë hapjen e kufirit me Shqipërinë

27

Edhe pse Greqia njoftoi këtë të premte çeljen e sezonit turistik duke filluar nga 1 korriku, kufiri me Shqipërinë do të qëndrojë ende i mbyllur.

Greqia duket se e ka marrë seriozisht refuzimin e shqiptarëve për të hyrë në territorin e vet javën e ardhshme.

Një anëtar i qeverisë greke deklaroi pasditen e sotme (26 qershor) se Greqia nuk është ende gati të çelë kufijtë tokësorë me Shqiperinë më datën 1 korrik ashtu siç ishte paralajmëruar.

Ministri grek i Mbrojtjes Sociale Nikos Hordhalias e ka bërë këtë deklarate të papritur sot në Janinë, ku ndodhej per nje inspektim në aeroportin e ketij qyteti.

Sipas tij, shtyrja e hapjes se kufijve tokesorë me Shqipërinë ka te beje me marrjen e mëtejshme të masave për të mbrojtur vendin nga Covid-19 pas rasteve te fundit te shfaqura ne Shqipëri.

Kjo është hera e dytë që autoritetet e vendit fqinj kanë shtyrë çeljen e kufijve tokesorë me Shqipërinë, pasi ishte planifikuar më 15 qershor dhe tani më 1 korrik.