Ballina Aktualitet Balla nxjerr dokumentin: Basha e pranoi vetë rolin që ka pasur në...

Balla nxjerr dokumentin: Basha e pranoi vetë rolin që ka pasur në Gjykatën Ndërkombëtare

15

Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka nxjerrë një dokument të Lulzim Bashës që ia ka dorëzuar Kuvendit kur u bë deputet që ka deklaruar vetë që ka qenë përgjegjës operacional i zyrës së Gjykatës ndërkombëtare për krime lufte.

“Së pari dua të informoj që kjo nuk është një çështje e një karakteri personal me Bashën, por e një morali të munguar nga ana e Bashës për t’i dhënë përgjigje disa çështjeve që nëse do merrte pak kohë, duhet t’i sqaronte.

Ne do e kishim bërë që në momentet e para, do iu vë në dispozicion një dokument që na e ka vënë Basha në Kuvend, që thotë që në 1999 ka punuar si përgjegjës operacional i zyrës së Gjykatës ndërkombëtare për krime lufte, diçka që Basha e ka thënë dhe e ka deklaruar me dijeni të plotë dhe rezulton që e ka kontaktuar dhe bindur Milaim Bellanicën që t’i dorëzojë atë provë të rëndësishme që do hidhte dritë mbi masakrën e Krushës dhe nuk gjej dot shpjegim pse analistët e Bashës priren që të bindin opinionin publik se masakra e Krushës është sqaruar, fajtorët e Krushës nuk janë ndëshkuar.

Komisioni të mbledhë fakte mbi disa çështje që lidhen me Shqipërinë. Pse u kujtuam tani? Sepse duhet kuptuar qartë që deri pa u ngritur akuza përkundrejt komandatëve, diskutohej se kjo çështje ishte sqaruar njëherë e përgjithmonë.

Lulzim Basha ka një çështje të karakterit moral në këtë situatë dhe në asnjë moment nuk është objekt i punës sonë Lulzim Basha, ai me heshtjen e tij historike konfirmon të vërtetat. Ndërkohë që shqetësimi ynë lidhet me nevojën që Shqipëria duhet që çështje që nuk ka shqiptarë që të besoj historirat e karakterit të ndodhive të krimeve të luftës në Has apo Kukës dhe shpresoj që Shtëpia e Verdhë është e sqaruar, por të gjitha këto duhen mbledhur sepse në Shqipëri janë kryer hetime të vazhdueshme.

Në këtë këndvështrim Shqipëria duhet të sqarojë dhe të mbledhë të gjitha faktet për nisur edhe një betejë dhe Asamblenë e Parlamentare të Europës, është jetik një përmbledhje e fakteve dhe pastaj delegacioni ynë duhet të bëjmë një sqarim me pretendimet se përgjatë luftë s’paska pasur krime lufte në Shqipëri.

Nuk po rikthehet çështja e Shtëpisë së Verdhë, pse shqiptarët duhet të besojnë Bashën dhe jo Ballanicën, apo Gashin dhe në këtë këndvështrim ku cdo ditë shtohet një dëshmi, zotëria nuk flet. Mes një qytetari të thjeshtë dhe dëshmitari të njohur si Bellanica, kush ka pasur pak interes të ndjekë historinë e Masakrës së Krushës, dua të them që mes të dyve zgjedh Bellanicën, Basha e ka hapësirën që të dalë të sqarojë rolin e tij.

Bëhet fjalë për një material 45 minuta që kur serbët kanë mbërritur në Krushë dhe deri kur janë larguar, ajo që i nevojitet historisë së zbardhjeve të krimeve ka të bëjë me lidhjen mes ekzekutorëve dhe atyre që janë masakruar. Ajo që ka ndodhur në Krushë është që nuk ka një hetim nga Serbia, që ka të bëjë të zhdukurit”, tha Balla.