Ballina Aktualitet Ballkani kryeson listën për raste me Covid-19 në Europë

Ballkani kryeson listën për raste me Covid-19 në Europë

23

7 vendet e Ballkanit kanë numrin më të lartë të rasteve me Covid-19 për 100 mijë banorë në 14 ditët e fundit në Europë.

Konfirmimi vjen nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve në një raport të publikuar nga media “Balkan Insight”.

Mali i Zi është shteti me nivelin më të lartë të përhapjes dhe regjistron 179 raste për 100 mijë banorë. Kosova renditet në vendin e pestë pas Bosnjes, Francës dhe Luksemburgut.

Ndërsa Shqipëria është në fund të listës, pas Maqedonisë së Veriut dhe raporton 64 raste me Covid-19 për 100 mijë banorë në dy javët e fundit.

Mesatarja aktuale e përhapjes së koronavirusit në Europë është 42 të infektuar për 100 mijë banorë, raporton A2. Të vetmet shtete të Ballkanit poshtë këtij niveli janë Serbia dhe Bullgaria.