Ballina Aktualitet Basha bashkëpuntor i Dick Marty-t, Sali Berisha i kujton sjhqiptarët budallenj dhe...

Basha bashkëpuntor i Dick Marty-t, Sali Berisha i kujton sjhqiptarët budallenj dhe flet broçkulla! Lul Basha, shqiptari i vet

21

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se ka qenë një nga personat që kanë marrë në pyetje jkomandantët e UÇK-së dhe ka qenë i përfshirë në raportin e Dick Marty-t, ku thuhej se në “Shtëpinë e Verdhë” UÇK bënte transplant organesh.

Por në krah të Bashë ska dalë ish-kryeministri Berisha, i cili në Vizion Plus është shprehur se Lulzim Basha është shqiptari i vetëm që ka marrë pjesë në formulimin dhe mbledhjen e dokumentave kundër kasapit të Ballkanit, Millosheviçit.

Sipas Berishës, edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç e urren Bashën për shkak të kësaj që kryedemokrati ka bërë.

“Edi Rama donte të mos miratonim hetimin dhe të merrnin përsipër fajësinë. Hetimi ishte i domosdoshëm për të rrëzuar përfundimisht një akuzë që u bë ndaj një vendi dhe ndaj një udhëheqje politike. Edi Rama është një argat i Beogradit në Tiranë.

Lulzim Basha është shqiptari i vetëm që ka kontribuar në hetimin e Milloshevicit. Vuçiç ka një urrejtje patologjike ndaj Lulzim Bashës. Basha ka marrë pjesë në formulimin dhe mbledhjen e dokumentave kundër kasapit të Ballkanit”, tha Berisha.