Ballina Aktualitet Basha thirrje Kryemadhit të mbajë maskë: Eshtë jashtë kontrollit, duhet të vetëdijesohet!...

Basha thirrje Kryemadhit të mbajë maskë: Eshtë jashtë kontrollit, duhet të vetëdijesohet! Mos e shpërfillni pandeminë

16

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si gjithë shqiptarët duhet të vetëdijësohet ndaj rreziqeve të Covid-19 dhe të mbajë maskë.

I pyetur për qëndrimin mohues dhe shpërfillës të Kryemadhit ndaj pandemisë, Basha tha se shqiptarët duhet të ruhen dyfish, pasi sipas tij qeveria nuk kujdeset për ta. Kjo thirrje vlen ndaj çdokujt, tha Basha, edhe për Kryemadhin.

Sokol Balla: Si e komentoni qëndrimin e Kryemadhit që nuk mban maskë, ndërkohë që ju keni qenë korrekt dhe jeni shfaqur gjithmonë me maskë

Basha: Situata është jashtë kontrollit, dhe këtu ka dy gjëra të rëndësishme, vetëdijësimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Mbani maskat, ruani veten, se një një kohë kur qeveria nuk kujdeset për ju, ju duhet të kujdeseni dyfish për veten tuaj.

Basha: Falenderoj zotin Balla që e bëra këtë thirrje pa ndërprerje.

Gazetari: Përfshi edhe zonjën Kryemadhi

Basha: Ndaj çdokujt, pa dyshim