Ballina Lifestyle Bashkë prej 30 vitesh dhe prindër të një vajze, këngëtari Ardian Trebicka...

Bashkë prej 30 vitesh dhe prindër të një vajze, këngëtari Ardian Trebicka flet për herë të parë për ndarjen nga bashk

28

Këngëtari i njohur Ardian Trebicka ka folur për herë të parë për ndarjen nga bashkëshortja e tij.

Trebicka rrëfeu në emisionin ‘Historia live’ sesi i dha fund martesës 30-vheçare me bashkëshorten, me të cilën ka edhe një vajzë 23-vjeçare, Iliana.

Mirela Milori: Sa kohë keni që jeni vetëm?

Ardian Trebicka: Kemi ca kohë që i kemi dhuruar njëri-tjetrit lirinë.

Mirela Milori: Jeni ndarë me konsesus?

Ardian Trebicka: Patjetër, është hera e parë që e them në një studio. Jam ndarë pas 30 vitesh me të.

Mirela Milori: Me qetësi u arrit?

Ardian Trebicka: Nga jashtë po, ndërsa nga brenda nuk e di janë ndjesi personale.

Mirela Milori: Flisni, komunikoni?

Ardian Trebicka: Patjetër.

Mirela Milori: Keni mbetur shokë?

Ardian Trebicka: Po të themi shokë. Jeta është shumë e çuditshme, ndoshta do e lidh me albumet e mia. Unë i kam kënduar shumë dashurisë dhe shumë ndarjes dhe nëse do e kisha menduar që një ditë do më përkisnin dhe mua, do kisha kënduar ndryshe.

Mirela Milori: Nuk do doje të ishe ndarë?

Ardian Trebicka: Nuk e di, unë jam pro e asaj që është e shkruajtur, asgjë nuk mund të kthehet mbrapsht nëse është destinacioni i tillë, nuk luftoj me fatin.

Mirela Milori: Ka respekt pas çdo gjëje që ka ndodhur mes jush?

Ardian Trebicka: Besoj që po, të paktën kështu unë e lexoj jetën time.

Mirela Milori: Vajza e përjetoi apo mbajti një qëndrim të saj?

Ardian Trebicka: Unë nuk kam dashur të kuptoj deri në fund ndjesinë e Ilianës nëqoftëse nuk ma thotë vetë. Pra unë jam që çdo qenie qoftë edhe fëmija, duhet të respektohet dhe të çmohet për gjithçka që do të thotë ose jo.