Ballina Sport BATUTAT/ Ronaldo fton Messin për darkë, argjentinasi: Më mungon Cristiano!

BATUTAT/ Ronaldo fton Messin për darkë, argjentinasi: Më mungon Cristiano!

42

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo njihen për rivalitetin e tyre në botën e futbollit. Ata ishin të ftuar të dy në ceremoninë e më të mirëve të Champions Leagues ku nuk mungoi dhe shkëmbimi i batutave mes të dyve. I pari që foli në lidhje me Ronaldon ishte Messi. Ylli i Barcelonës deklaroi se i mungonte rivaliteti me portugezin. “Një rivalitet i bukur, mes meje dhe Ronaldos. Më mungon të luaj kundër tij.

Tani është te Juventusi, me një ekip të fortë dhe shpresoj të përballemi në Champions”, – tha ai.

Fjala më pas ishte për portugezin.

“Une dhe Messi kemi ndarë për 15 vite këtë skenë së bashku. Jemi dy djem që kemi ndarë këtë skenë për 15 vite dhe është e vështirë.

Nuk kemi ngrënë darke akoma, por mbase në të ardhmen do e bëjmë. Më mungon Spanja që të rivalizoj me Leon.

Tërheqja nga futbolli? Messi është dy vite më i vogël se unë dhe unë jam mirë për moshën time, shpresoj të jem këtu dhe për 2-3 vite me radhë. Ata që më kanë inat do më shohin këtu”.