Bayern Munchen fituesi i Champions League, trofeu i gjashtë në historinë e bavarezëve – Descript

26

Bayern Munchen është fituesi i finales së Champions League, të luajtur mbrëmjen e djeshme, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të bavarezëve.

Ndeshja nisi mirë për të dyja ekipet, por francezët e PSG ishin më kërkues me Di Marian dhe Neymar.

Në minutën e 30-të Levandowski ka një rast mjaft të mirë për të shënuar, por pret Navas.

Edhe pse munguan golat në këtë fraksion, spektakli ishte prezent.

Kingsley Coman kalon në avantazh Bayernin më minutën e 60-të, pas një aksioni fantastik.

I ndodhur në vendin dhe kohën e duhur, sulmuesi nuk fal.

Në minutat e mbetura, gjermanët mbrojnë rezultatin.

Kështu, Bayern fiton trofeun e 6 të Champions League në histori.

The post Bayern Munchen fituesi i Champions League, trofeu i gjashtë në historinë e bavarezëve appeared first on Descript.