Ballina Aktualitet Berisha i frikësuar mesazh gjykatës: Nuk dëshmoj në gjyqin e Izet Haxhisë!...

Berisha i frikësuar mesazh gjykatës: Nuk dëshmoj në gjyqin e Izet Haxhisë! Proces i trilluar nga Rama, Hajdari po vritet për herë të dytë

23

Sali Berisha duket i vendosur për të qëndruar larg gjyqit të Izet Haxhisë. Edhe pse prokuroria dhe pala mbrojtëse pretendojnë se dëshmia e tij është shumë e rëndësishme, ai i ka dërguar një tjetër mesazh trupit gjykues se ai nuk mund të merret si dëshmitar.

“Deklarata ime është bërë mbi bazën e dëshmive apo tregimeve që kam bërë, unë s’kam qenë dëshmitar okular, në vendin e ngjarjes. Por kam dëshmuar për prokurorët ndërkombëtarë. Ai gjyq është zhvilluar me prokurorë ndërkombëtarë. OSBE ka sjellë dy prokurorë të njohur në Tiranë.

Vetëm hetimi i plotë, qeveria shqiptarë duhet të mbajë një hetim të plotë. Unë çfarë më kishin thënë, persona të ndryshëm të cilët kishin parë ngjarjen apo kishin dëgjuar, unë ia paraqita me kërkesën e tij, ambasadorit. Ai ua dorëzoi prokurorëve ndërkombëtarë dhe prokurorit të përgjithshëm, Arben Rakipi i cili të nesërmen ua dorëzoi medieve”, tha ai për “News 24”. Ish-kryeministri u pyet dhe për rastin e Zenel Nezës.

Ky i fundit ishte truprojë i Azem Hajdarit dhe mbeti i plagosur në atentat. Por personi i parë që i shkoi në spital ishte Sali Berisha dhe në shoqërinë e gazetarit Ylli Rakipi i kanë marrë një dëshmi Nezës duke e regjistruar në diktofon. Pikërisht pamjet e takimit janë marrë si provë dhe për mbrojtjen duhet dhe dëshmia e Berishës. “Nuk kam asnjë lloj interesi në lidhje me një proces që kërkon zhbërjen e nxjerrjen njëlloj si Dritan Dajti, e vrasës për qëllime politike nga Edi Rama.

Në dijeninë time nga hetuesit e prokurorët Zenel Neza e ka deponimin e tij, është pyetur. Pra është proces për të zhbërë”, thuhet aty. I pyetur drejtpërdrejt a do të marrë pjesë në proces, ai deklaroi: “Unë besoj se qartësova diçka, nuk marr pjesë në një proces që ekzekuton për së dyti Azem Hajdarin”.

Të premten ishte seanca e fundit e gjyqit të Izet Haxhisë dhe gjyqtari vendoi të pranojë disa persona si dëshmitarë, ndërsa i lanë jashtë gjithë të tjerët që akuzojnë Berishën si të përfshirë në këtë proces. Fatos Klosi dhe Haklajt u lanë jashtë, ndërsa Berisha u la për një moment të dytë të thirret si dëshmitar.