Ballina Aktualitet Berisha merr në mbrojtje kreun e PD dhe Argitën: Basha hetoi Millosheviçin,...

Berisha merr në mbrojtje kreun e PD dhe Argitën: Basha hetoi Millosheviçin, vajza ime hetoi 11 serbë (të keqtrajtuar nga UÇK?!)

16

Ish kryeministri Sali Berisha per here te pare ka permendur vajzen e tij Argita Berisha Malltezi, si pjesemarrese ne misionin faktmbledhes per krimet e luftes ne ish Jugosllavi!

Berisha thote se basha hetoi Milosheviçin, e pagjase kjo, pasi UNMIK ka qene shume periferik dhe vetem per krimet e luftes ne Kosoves, nderkohe qe nenvizon se Argita ka hetuar 11 serbe!

“Lulzim Basha ka hetuar Sllobodan Millosheviçin. Ka mbledhur për muaj të tërë fakte dhe prova kundër tij.

Këtë gjë Aleksandër Vuçiç nuk ia fal kurrë Lulzim Bashës.

Vajza ime hetoi 11 kriminelë serbë!

Këtë nuk ia falin kurrë argatët e tij në Tiranë dhe në Prishtinë. Para Dick Marty, akuzën për Shtëpinë e Verdhë e ka nxjerrë Carla del Ponte.

Në momentin që kam dëgjuar këtë gjë, e kam atakuar. Kur u kristalizua në raport, e kam atakuar Del Ponten.

E kam atakuar edhe për librin, i kam thënë se shkruan pa prova si Agatha Christie”, deklaroi Berisha ne televizionin e familjes!

Mbetet per tu pare, nese Argita ka hetuar 11 serbe te keqtrajtuar nga UÇK apo e kunderta, pasi akuzat nga Kosova thone se Basha dhe Argita Berisha kane hartuar dosjen kunder ish komandanteve te UCK per krime lufter ndaj serbeve, katolikeve dhe romeve!