Ballina Aktualitet Berisha prek fundin: Raporti 36 faqësh i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 26...

Berisha prek fundin: Raporti 36 faqësh i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 26 majit 1996, asnjë fakt për vjedhjen e zgjedhjeve dhe

26

Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme arsyen pse po vazhdon të qëndrojë akoma aktiv në politikë.

Gjatë një diskutimi me kreun e Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa, Berisha tha se në politikë po qëndron për të mos i dhënë indiferencë të keqes.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme arsyen pse po vazhdon të qëndrojë akoma aktiv në politikë.

Gjatë një diskutimi me kreun e Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa, Berisha tha se në politikë po qëndron për të mos i dhënë indiferencë të keqes.

“Ata të cilët kanë pakënaqësi ndaj Sali Berishës lodhen, të tjerët gëzohen jashtë mase. Unë nuk qëndroj as për ata që lodhen dhe as për ata që gëzohen, unë qëndroj për një arsye themelore se asgjë thotë Edmond Burke nuk kërkon e keqja më shumë se indiferencën dhe unë nuk do ja jap të keqes këtë indiferencë gjer në minutën e fundit.

Qëndron çdo ditë çdo orë në mbrojtje të interesit publik, siç e konceptoj unë. Meqë bëre një krahasim me vitin 1996 unë ju këshilloj një gjë, ju jeni gazetar të merrni raportin e 96-ës se njeriu duhet të mësojë dhe nëse ju gjeni një fakt të vetëm në atë raport 36 faqesh në të cilën dëshmohet dhunimi i zgjedhjeve, unë ju jap ju 100% të drejtë”, deklaroi ish-kryeministri në emisonin “Tempora” në Ora News.