Bie koronavirusi te PSG-ja/ Neymar, Di Maria dhe Paredes rezultojnë pozitivë – Descript

23

Shumë futbollistë janë konfirmuar me koronavirus pas pushimeve të verës.

Kështu PSG ka njoftuar zyrtarisht se 3 futbollistë të ekipit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, por nuk tregoi emrat e tyre.

Ndërkohë, gazeta L’Equipe ka zbuluar emrat e futbollistëve, të cilët sipas medias franceze janë yjet e skuadrës Neymar, Di Maria dhe Paredes, të cilët ishin së bashku me pushime në Ibiza të Spanjës.

Ndërkohë, në klubin francez të gjithë janë të shqetësuar, pasi këta tre futbollistë kanë patur kontakte edhe me emra të tjerë si Icardi, Navas, Rico e Verratti, të cilët pritet t’u nënshtrohen tamponëve në orët në vijim.

The post Bie koronavirusi te PSG-ja/ Neymar, Di Maria dhe Paredes rezultojnë pozitivë appeared first on Descript.