Ballina Aktualitet Bilanci i Covid 19: Humbin jetën tre pacientë në 24 orët e...

Bilanci i Covid 19: Humbin jetën tre pacientë në 24 orët e fundit, 161 raste të reja

19

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave për sot konfirmoi sërish viktima nga Covid 19 në 24 orët e fundit. Mësohet se në dy spitalet Covid kanë humbur jetën tre pacientë, një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana.

Po ashtu bëhet me dije se numri i personave të infektuar është 161, ndërsa të shëruarit janë 97.

Deklarata e plotë nga Dr. Gentiana Qirjako Instituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend, ku vihet re një situatë e qëndrueshme. Nga të dhenat epidemiologjike incidenca e dy javëve të fundit është 62.9 raste/ 100,000 banorë.

Krahasuar me incidencën 2 javore të javëve pararendëse ka një ulje të lehtë, por ky është një moment i rëndësishëm për të kujtuar rëndësinë e respektimit të rregullave pasi hapja e shkolla mund të ketë impakt në situatën epidemiologjike.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar në 6443 numrin e të shëruarve. Nga 875 testime të kryera, 161 kanë rezultuar pozitivë më virusin SARS COV2.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë,
11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë,
9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz,
nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh,
nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Një 80 vjeçar nga Shkodra, një 82 vjeçar dhe një 90 vjeçar nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Me rinisjen e procesit mësimor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel mësuesve, prindërve, nxënësve të respektojnë me përpikëmri masat ndaj COVID19 me qëllim frenimin e përhapjes së këtij virusi. Maska është e detyrueshme; Respektimi i distancës dhe higjienës. Koordinatori në çdo shkollë duhet menjëherë të sinjalizojë strukturat e shëndetësisë për çdo rast të dyshuar.

Por edhe prindërit kanë rol të rëndësishëm për të frenuar përhapjen e Covid 19, duke u kujdesur që çdo dite të masin temperaturën e fëmijëve përpara se të shkojnë në shkollë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju këshillon të mos neglizhoni shenjat e infeksionit SARS COV2, të kontaktoni menjëherë Urgjencën Kombëtare 127 dhe nëse konfirmoheni pozitiv me COVID19 duhet patjetër të lidheni me mjekun tuaj të familjes, në mënyrë që të nisni trajtimin sa më parë sipas protokolleve të mjekimit. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelber falas 0800 40 40 ku do të merrni informacionin e duhur.