Ballina Bota Bota është pak e ndërlikuar: Edhe një grek zbuloi vaksinën kundër koronës…

Bota është pak e ndërlikuar: Edhe një grek zbuloi vaksinën kundër koronës…

22

Po e shoh që aty-këtu ka lexues (e më shumë entuziastë të popullizmit proturk) që suksesin e parë të shkencëtarëve gjermanë me origjinë turke kundër koronavirusit po e lidhin ekskluzivisht me prejardhjen e tyre (turke).

“Lexo dhe krenohu” – kishte shkruar njëri në Twitter. Vërtet është për t’u krenuar ky sukses, por krenaria i takon Gjermanisë si shtet i zhvilluar, mikpritës, i cili talenteve me origjinë të huaj ua hap rrugët për të arritur majat e suksesit.

Pra, ky nuk është sukses i ndonjë qeverie turke apo sukses “falë gjakut turk”.

Në zbulimin e vaksinës kanë punuar ndërmarrjet BioNTech (themelues është mjeku turk Uğur Şahin) dhe Pfizer.

Tani situata bëhet edhe më e komplikuar: shefi i Pfizer quhet Albert Bourla. Është lindur në Selanik.

Ka shkruar doktoraturën për bioteknologjinë e riprodhimit në Aristotle University of Thessaloniki’s Veterinary School.

Për ta komplikuar edhe më shumë punën e identiteteve: Albert Bourla është hebre. Sepse Selaniku ka qenë qytet me shumë hebrenj.

Albert Bourla dhe Uğur Şahin kanë telefonuar dhe janë pajtuar që kur vaksina të ketë sukses të plotë, ata do të pinë nga një raki.

Kjo pije është e popullarizuar në Greqi dhe në Turqi (në Turqi gjithnjë e më pak për shkak të taksave të Rexhep Taip Erdoanit kundër pijes së shejtanit).(E.R)