Ballina Aktualitet “Brisi i LSI-së” kopje e keqe e Ilirit dhe Monës: Shqiptarët...

“Brisi i LSI-së” kopje e keqe e Ilirit dhe Monës: Shqiptarët nuk i besojnë reformës në drejtësi! Sulmon ambasadorin

30

Briseida Shehaj, e cila prej kohësh është bërë nënkryetare e LSI-së për Tiranën, ka sulmuar ambasdorin e BE-së në Tiranë, se po mbështet Edi Ramën.

“Çfarë duan shqiptarët?

Sondazhet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit në 2019 dëshmuan se 63% nuk i besojnë Reformës në Drejtësi.

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në 2020 dëshmoi se mbi 85% e shqiptarëve nuk besojnë në ndëshkimin nga organet e Reformës në Drejtësi.

Këto për dijeni Z. Ambasador.

Ndërkohë, sa dosje të rënda ka SPAK në duar? Sa ka vepruar?

Këtë a mund t’ua thoni shqiptarëve? Dhe nëse “receta”, që sugjeroni është konsensusi politik, a e dini ju Z. Ambasador se sa herë ka dhënë konsensus, opozita ka patur e ka përballë një mur me slloganin: “Kemi votat, bëjmë ç’duam”?

Muri u forcua edhe nga qëndrimet tuaja Z. Ambasador, ndaj nëse konsensusi është zgjidhja, rrëzoni murin se opozita vullnetin e fjalën ka!

Sa për ata, që bëjnë moral se nuk na dhimbset Shqipëria, duke iu “gëzuar” mosçeljes së negociatave, ka një recetë, heshtja. Sepse sa herë hapin gojën vërtetojnë kujt i shërbejnë. Boll helmuat”, shkruan ajo.