Ballina Aktualitet Budina i vogël nuk e pranon se është me Covid-19: Më...

Budina i vogël nuk e pranon se është me Covid-19: Më nxorrën testet e Edi Ramës, nuk ja fal! Do bëjë test… zyrtar

29

Robert Budina, ndryshe nga i vëllai, e mohon se është infektuar me koronavirus. Ai thotë se këtë ja ka bërë Edi Rama. Se si, nuk merret vesh, vetëm të ketë shkuar Rama e t’i ketë manipuluar testin që e nxorri pozitiv.

”Unë së brendshmi jam totalisht i bindur që nuk kam absolutisht asgjë.

Ndaj dhe këmbëngul që nesër do bëj një test tjetër dhe do e bëj të qartë edhe mediatikisht se si do të jetë përfundimi i këtij testi.

Natyrisht do kërkoj një rrugë shtetërore, të më japin një përgjigje zyrtare, sepse me firma dhe me vula, të gjithë do kenë mundësi të mbajnë përgjegjësi për këtë sulm ndaj jetës sime personale.

Për veten time se kam problem se nuk e kam pasur ndonjëherë problem, sidomos kur pushteti është i kalbur dhe merret me mua, por për fëmijët nuk ia fal.

Këtu do ketë një ndjekje ligjore deri në fund sepse ka ndërhyrë në mënyrë të poshtër te puna e jashtëzakonshme që kanë bërë fëmijët e mi për shkollën e tyre.

Testin do ta bëj vetë për të matur gjendjen e informacionit në trupin tim”, shprehet ai.

Pas të shoqit, ka reaguar edhe gruaja e tij, Sabina Kodra, që gjithashtu hedh dyshime.

“Per te gjithe shoket dhe miqte qe na marrin ne telefon, por mbi te gjitha per te gjithe ata qe na kane takuar keto dite e me te drejte jane te shqetesur:

Nuk kemi asnje shenje Covid

Kemi kerkuar me insistim te vijne te na testojne femijet, por mesa duket nuk jane interesant.

Nese keni panik sepse na keni takuar, uroj dhe shpresoj te gjeni tampone. POR MOS I THONI QE JENI KONTAKT I BUDINAVE, Se do ju nxjerrin pozitiv. Rruga me e shpejte eshte testi PST. Bejeni te vini shpirtin ne paqe.

Nese Mondi do ishte Covid do te duhej te ishte ne terapi, por per cudi nuk ka asnje simptome asnjeeee. Si ka mundesi?

Me pak fjale shume faleminderit per telefonatat mesazhet dhe mbeshtetjen, kujdesuni per veten mbi te gjitha per trurin”, shkruan ajo.