Ballina Bota Bundesliga gati për “start”! Protagonistët ngrohin “motorët”

Bundesliga gati për “start”! Protagonistët ngrohin “motorët”

1

Të dielën në orën 18:00, në Berlin, kampionët do të riprekin tapetin e gjelbër për të rikthyer entuziamin tek të gjithë tifozët e kuq që kanë pritur 2 muaj për ta riparë në fushë Bajernin e Mynihut, edhe pse do ta admirojnë nga ekrani.

Skuadra nga Bavaria po vijon përgatitjet me synimin për t’i marrë maksimumin sfidës që do të luhet në transfertë ndaj Union Berlinit. Bayerni aktualisht kryeson Bundeligën me 4 pikë më shumë se Borussia e Dortmundit.

Ndërkaq, vijon të shtohet pritshmëria për supersfidën e javës, derbin e Ruhrit mes Schalkes dhe Borussias së Dortmundit, që do të luhet të shtunën, në orën 15:30, në “Signal Iduna Park”.

Skuadra e David Warner po vijon të stërvitet duke respektuar çdo masë, teksa përballë ka një mision të vështirë kundër ekipit të drejtuar nga Lucien Favre, duke qenë se në çastin kur kampinati u ndëpre Borussia kishte realizuar 4 fitore radhazi në kampionat.

I entuziazmuar për ristartin e Bundesligës është shfaqur trajneri i Bayer Leverkusenit, Peter Bosch.

Tekniku holandez u shpreh i kënaqur me përqendrimin e skuadrës së tij, një element jo i thjeshtë për t’u rifituar pas një shkëputjeje dymujore. Kujtojmë që Bundesliga u ndërpre më datë 13 Mars.

“Jam entuziast, sepse e di që të gjithë sytë e tifozëve në mbarë botën do të jenë të drejtuar tek kampionati gjerman” – deklaroi trajneri i “aspirinave”. Leverkuseni do të zbresë në fushë të hënën, në orën 20:30, kundër Werder Bremenit, këtë duel, por edhe Union Berlin-Bayern e Dortmund-Schalke