Ballina Aktualitet “Burime fitimi”, Rama publikon pamjet mbresëlënëse dhe iu jep ‘shuplakën’ e fortë...

“Burime fitimi”, Rama publikon pamjet mbresëlënëse dhe iu jep ‘shuplakën’ e fortë atyre që e kritikojnë në rrjet

20

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar këtë fillim muaji të gjithë shqiptarët që nisin pushimet.. Kreu i qeverisë ka publikuar një video nga peizazhet dhe bukuritë që ofron Shqipëria.

Mes të tjerash ai nuk i ka kursyer edhe përgjigjet për ata që e kritikojnë me profile false nga clubet.

MESAZHI I RAMES

MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të mrekullueshme, ku puna e shqiptarëve që nuk vrasin kohën duke sharë e duke u ankuar nëpër klube e profile fallco, ka krijuar falë edhe politikave tona të reja mbështetëse, burime mbresëlënëse fitimi aty ku deri para ca vitesh kishte ferra e braktisje, ju uroj pushime të mbara e shëndet familjarisht, të gjithë shqiptarëve që kanë zgjedhur gushtin si kohën për të shijuar Shqipërinë.