Ballina Aktualitet Bushati publikon foton nga Uashingtoni, ambasadorja Yuri Kim i bën komentin që...

Bushati publikon foton nga Uashingtoni, ambasadorja Yuri Kim i bën komentin që nuk e priste dhe ka një kërkesë publike për

23

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar edhe në librarinë “Kramers”.

“Libraria e preferuar ‘Kramers’! Sa herë që jam në Ëashington DC, kaloj pak kohë aty për të marrë botimet e fundit. ‘Kramers’ vijon ‘rutinën’ pavarësisht vërshimit teknologjik dhe lëvizjeve të kufizuara, të imponuara nga #covid_19”, shkruan Bushati.

Por, në një prej postimeve vihet re një koment i ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila porosit Bushatin për t’i blerë një libër të famshëm në Uashington, duke mos specifikuar ndonjë titull.

“Ditmir, të lutem, më bli një libër mua nga “Kramers”. Nuk ka rëndësi se çfarë libri, për sa kohë që e merr atë në Kramer. Unë e dua atë vend”, shkruan ambasadorja në komentin e saj.

Bushati ndodhet në Uashington si përfaqësues i OSBE që ndjek zgjedhjet presidenciale në SHBA.