Ballina Aktualitet Çështja e detit me Greqinë/ Rama ‘thumbon’ kryetaren e LSI: Monika ia...

Çështja e detit me Greqinë/ Rama ‘thumbon’ kryetaren e LSI: Monika ia ka lënë Peço peshkatarit grepin se vetë është

22

Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij prej plot tre faqesh për çështjen e detit, i është përgjigjur edhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi.

Kryeministri thotë se Kryemadhi ia ka lënë ‘Peço peshkatarit’ (e ka fjalën për Petrit Vasilin) ‘grepin’ këtë herë.

“Sot po këta që e bënë atë marrëveshje antikombëtare dhe e futën edhe detin në çorbën e Shqipërisë që qeverisën, prej padijes së tyre të dhimbshme a prej shpërfilljes sportive të interesit kombëtar ose të dyjave bashkë, kanë kapur kallamat me dorë e kanë dalë për gjahun politik të radhës.

Për të mbrojtur detin nga unë!

O Zot!

Duhet të jesh peshk i trullosur komplet që ta hash karemin se Lulëzim Basha, Ilir Meta dhe Sali Berisha (shyqyr Monika ia ka lënë Peço peshkatarit grepin këtë herë, se është e zënë me skuqje karkalecash me muzikë Desperado:-), po mbrojnë sot nga unë detin që e bënë kos e dhallë, sa herë zunë dybekun me dorë. Megjithatë, fatkeqësisht, u ka zënë grepi gjithnjë peshq të trullosur dhe s’kanë faj që vazhdojnë ta hedhin përditë në detin e muhabetit publik, karemin e politikës së tyre pa din e as iman”, shkruan ndër të tjera Rama.