Ballina Aktualitet “Çfarë bëri Turi”? Ministrja Shahini i përgjigjet Monika Kryemadhit: Vërtet se di?!...

“Çfarë bëri Turi”? Ministrja Shahini i përgjigjet Monika Kryemadhit: Vërtet se di?! Pyet 12 mijë maturantë shqiptarë

18

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i është përgjigjur kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit pas deklaratës së kësaj të fundit në lidhje me lajmin e largimit të ministres nga detyra dhe nga Shqipëria.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Shahini tha se përgjigjen e saktë për këtë pyetje e dhanë 12 mijë maturantë, ndërsa shtoi se “gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”.

“Për të gjithë ata që akoma pyesin se “Çfarë bëri Turi?”, dua t’ju rikujtoj se janë rreth 12 mijë maturantë (17-18 vjeçarë) që e kanë dhënë përgjigjen e saktë në këtë pyetje.

Pra, gjithandej në Shqipëri ka të rinj më mirë të arsimuar se sa ata që po përpiqen të kritikojnë reformat e PS-së në arsim”, shkruan Shahini, duke ironizuar nivelin kulturor dhe arsimor të “Doktore” Monika Kryemadh.