Çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Messit? Zbulohet biseda me trajnerin – Descript

23

Lionel Messi ndërpreu pushimet për t’u takuar me trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Koeman.

Të gjithë kanë qenë sy e veshë se ccfarë do të dilte nga takimi mes trajnerit dhe yllit të Barcelonës.

Në Spanjë janë të bindur se qëllimi i takimit ka qenë mbi të ardhmen e “pleshtit”, që gjithsesi mbetet ende një mister.

Burime për mediat spanjolle raportojnë se Messi i ka konfirmuar trajnerit Koeman dyshimet e tij për të vijuar me fanellën e Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm.

Siç bëhet me dije, zhgënjimi për humbjen 8-2 ndaj Bayernit ka qenë vetëm i fundit të radhë për Lionel Messin, që ia ka bërë të qartë trajnerit Koeman se e sheh veten “më shumë jashtë sesa brenda projektit të ri të Barcelonës”.

Pas 19 vitesh te Barcelona, periudhë në të cilën ka arritur të fitojë gjithçka në karrierë, në nivel individual dhe klubi, Lionel Messi duket i bindur të për kërkuar një sfidë të re, por nga ana tjetër e ka të qartë që largimi nuk mund të jetë aq i lehtë.

The post Çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Messit? Zbulohet biseda me trajnerin appeared first on Descript.