Ballina Aktualitet Çfarë ndodh brenda spitaleve COVID? Kryeministri Rama publikon pamjet ekskluzive nga ‘Shefqet...

Çfarë ndodh brenda spitaleve COVID? Kryeministri Rama publikon pamjet ekskluzive nga ‘Shefqet Ndroqi’: Lehaqeniet e çakë

18

Ndërkohë që ajo se çfarë ndodh brenda spitaleve COVID në Tiranë është e mbushur me hije dyshime, e cila rritet edhe më shumë nga vetëvrasjet e pacientëve, kryeministri Rama ka vendosur t’iu përgjigjet gjithë zërave kritik përmes një video.

Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje ekskluzive nga brenda spitali COVID 2, i ngritur në ambientet e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’.

“MIRËMËNGJES

dhe duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu, e duke ju ftuar të shihni Pjesën e Tretë të EKSKLUZIVES, nga spitali Covid 2, në Sanatoriumin e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.