Ballina Aktualitet Çfarë u bë me padinë e Metës për Teatrin? Rama jep përgjigjen...

Çfarë u bë me padinë e Metës për Teatrin? Rama jep përgjigjen e prerë: “Nuk flas asnjëherë me ‘nëse’.

16

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për ‘News24’, teksa u pyet për padinë që presidenti Ilir Meta ka depozituar në Gjykata Kushtetuese, kreu i qeverisë theksoi se: “Nuk flas asnjëherë me ‘nëse’.

Gjykata kushtetuese diskuton dhe flet mbi kompetenca kushtetuese. Nuk di që të ketë ndonjë kompetencë urbanistike apo ekzekutive të natyrës zhvillimore. S’di ndonjë institucion tjetër. Nuk di ndonjë konflikt me asnjë institucion jashtë ekzekutivit ku ne i kemi përfshirë nga pikëpamja administrative. Nga pikëpamja politike është një gjë tjetër. Nuk dua të politizoj me zotin president.”, tha Rama.