Ballina Sport Champions/ Lazio e Strakoshës dhe Muriqit mposht bindshëm Dortmundin. Fitojnë Barcelona dhe...

Champions/ Lazio e Strakoshës dhe Muriqit mposht bindshëm Dortmundin. Fitojnë Barcelona dhe Manchester United

27

Lazio ka mundur bindshëm Borussia Dortmund në ndeshjen e parë të grupit, në rikthimin e ekipit italian në Champions League pas 13 vitesh.

Skuadra ku luan portieri i kombëtares sonë, Thomas Strakosha, fitoi 3-1 ndaj ekipit gjerman, me golat që u shënuan nga Immobile, Luiz Felipe dhe Akpa-Akpro ishin autorët e golave për ekipin italian. Në minutën e 67 debutoi në Evropë me Lazion edhe Vedat Muriqi.

I zakonshmi Haaland shënoi golin e vetëm për Dortmund.

Ndërkohë, Barcelona ka mposhtur 5-1 Ferencvaroshin e Myrto Uzunit, i cili mungoi në këtë ndeshje për shkak të koronavirusit. Messi me penallti, Ansu Fati, Coutinho, Pedri dhe Dembele shënuan golat për katalanasit.

Me fitoren 1-2 të anglezëve përfundoi supersfida PSG-Manchester United.

Rezultatet e ndeshjeve të para në grupe:

Dinamo Kiev-Juventus 0-2

Zenit-Club Brugge 1-2

Barcelona-Ferencvarosh 5-1

Chelsea-Sevilla 0-0

Lazio-Dortmund 3-1

PSG-Manchester United 1-2

Leipzig-Basaksehir 2-0

Rennes-Krasnodar 1-1.