Ballina Bota Coronavirus, çfarë ndodh nëse kapesh pa maskë në Turqi?! Gjobë, karantinë dhe...

Coronavirus, çfarë ndodh nëse kapesh pa maskë në Turqi?! Gjobë, karantinë dhe dhjetë libra për tu lexuar

22

Cfarë ndodh në Turqi nëse kapesh që nuk mban maskë në hapësirat publike dhe në vendin e punës? Në provincën e Sakarya, në veri-lindje të Vendit, është parashikuar një dënim unik në llojin e tij. Rreth 100 euro gjobë, karantinë e detyrueshme 3 ditore dhe dhjetë libra për tu lexuar.

Masa e veçantë është njoftuar nga guvernatori Cetin Oktay Yildrim nëpërmjet një postimi në Twitter. Për ata që thyejnë karantinën, qeveria e Ankarasë ka urdhëruar shtrimin e detyrueshëm në spital në struktura të posaçme për një periudhë pesëmbëdhjetë ditore.

‘Deri tani rreth 65 persona janë dënuar’, ka deklaruar guvernatori, ’dhe kemi ndërmend të vazhdojmë me masat e rrepta’. Në të 81 provincat turke janë shtuar kontrollet për shkak të infektimeve të reja nga koronavirusi (më shumë se 1500 raste në ditën e 10 shtatorit). Ministri i shëndetësisë Fahrettin Koca ka deklaruar që Turqia është në ‘valën e dytë të pandemisë’.

Ndërsa për sa i takon fillimit të shkollës, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar që do të bëhet në mënyrë graduale, duke filluar me kopshtet dhe shkollat fillore, ndërsa zbatimi i masave do të jetë në çdo qytet dhe provincë, në varësi të evolucionit të epidemisë.