Ballina Aktualitet COVID-19/ Humb jetën 34-vjeçarja, mosha më e re në Infektiv, MSDH jep...

COVID-19/ Humb jetën 34-vjeçarja, mosha më e re në Infektiv, MSDH jep detajet

25

Ndërron j.etë si pasojë e Covid-19, një 34-vjeçare nga Librazhdi e cila prej ditësh ishte e shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT. 34-vjeçarja shënon moshën më të re të personave që kanë n.dërruar jetë si pasojë e koronavirusit në vend.

Në përditësimin e të dhënave, Ministria e Shëndetësisë tha se 34-vjecarja n.dërroi jetë mëngjesin e sotëm, në spitalin Infektiv. Sipas njoftimit zyrtar e reja nga Librazhdi vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19.

“E reja ishte e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

34-vjeçarja nga Librazhdi e çon në 47 numrin e personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.