Ballina Aktualitet COVID-19/ Në 24 orë 123 persona të infektuar nga 857 teste të...

COVID-19/ Në 24 orë 123 persona të infektuar nga 857 teste të kryera, 5 persona humbin jetën dhe 150 të shëruar

25

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 123 persona nga 857 teste të kryera. Por lajmi i mirë është se numri i të shëruarve është më i madh se i të infektuarve. Mësohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 150 persona.

Humbin jetën edhe 5 pacientë nga koronavirusi. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56-vjeçar nga Cerriku një 80-vjeçar nga Kurbini, një 82-vjeçar nga Elbasani dhe 2 qytetare nga Tirana : një 68-vjeçare dhe një 77-vjeçare.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar’, thuhet në njoftimin e MSH.