Ballina Aktualitet Covid -19/ Ulet numri i të prekurve, por shënohet rritje e të...

Covid -19/ Ulet numri i të prekurve, por shënohet rritje e të shtruarve në Infektiv, MSH jep detajet

43

50 raste të reja më COVID -19 janë shënuar në 24 orët e fundit në vend . Shifrat u bënë të ditur në përditësimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste positive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Lajmi i mirë është se 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë,” tha Tomini.