Ballina Aktualitet Dashi i partisë vetë kryetar dhe vetë anëtar, kërkon pushtet: Rama ta...

Dashi i partisë vetë kryetar dhe vetë anëtar, kërkon pushtet: Rama ta dorzoi pushtetin! Iku Gjukanoviçi…se ne jemi m

25

Dashamir Shehi i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 deklaroi se në Ballkan duhet të marrë fund koha e liderëve të korruptuar.

Sipas tij, ikja e Gjukanoviç është një mesazh për Ramën se duhet të lëshojë karrigen.

Shehi tha se edhe dalja e Ramës në mbrojtje të tij, ishte një mesazh për BE-në, për ta mbajtur në pushtet Ramën edhe 4 vjet të tjera.

“Nuk është Rama i vetmi ky që do mandat të tretë edhe ai në Maqedoni Gruevski, edhe ky që ishte në Mal të Zi Gjukanovic, që e kishte idhull. Doli në fjalim Rama dhe e quajti vëllai im që shpëtove Ballkanin. Mesazhi ishte për Europën që i thoshte kur mbani njërin që ka 30 vjet dhe është super i korruptuar pse të mos më mbani dhe mua. I korruptuar jam dhe unë po pse nuk më mbani.

E tha edhe në serbisht për t’i bërë qejfin njërit që s’ka lidhje me Shqipërinë. Ka mbaruar koha e Republikës së Bananeve. Ky lloj modeli duhet rrëzuar në Ballkan, modeli i autokracisë duhet rrëzuar, jo të çimentojmë të keqen brenda nesh”,- tha ai.