Ballina Aktualitet Data e shumëpritur e 18 tetorit/ Rudina Hajdari del kundër Bashës dhe...

Data e shumëpritur e 18 tetorit/ Rudina Hajdari del kundër Bashës dhe Kryemadhit, i thotë “po” qeverisë

27

Deputetja Rudina Hajdari ndryshe nga kryeopozitari Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se ajo mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Hajdari shkruan se sot ka takuar ministrin Cakaj në Komisionin e Integrimit për çështjen e negociatave.

“Sot në Komisionin për Integrimin, zhvilluam seancë dëgjimore me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Z.Cakaj, ku u diskutua mbi çështjen aktuale të çeljes së negociatave në Tetor. Opozita mbështet hapjen e negociatave si detyrim parësor për qytetarët tanë.”