Ballina Aktualitet Deklarata “b.ombë” e Idajet Beqirit sot pas gjyqit: “Personat erdhën për Berishën,...

Deklarata “b.ombë” e Idajet Beqirit sot pas gjyqit: “Personat erdhën për Berishën, jo për Azem Hajdarin”! J

32

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e të gjykatës së Tiranës për lënien në burg të Izet Haxhisë.

Avokati Idajet Beqiri është shprehur se Haxhia erdhi i ekstraduar nga Turqia, pa pengesën e tij.

Gjithashtu, avokati ka thënë se gjyqi ndaj Izet Haxhisë është politik, dhe se i vetmi dëshmitar ndaj tij është Sali Berisha.

Më tej, Beqiri ka theksuar se Berisha e ka implikuar Haxhinë me këtë çështje.

“Turqia, paraburgimin e ka të tmerrshëm. Haxhia e kërkoj vetë ekstradimin, ka kërkuar që çështja e tij të shqyrtohet nga Gjykata e Apelit. Gjykata e Apelit e prishi vendimin. Vuri në dyshim akuzën për Izet Haxhinë. Të mbahet 4 vjet e ca muaj paraburgim në Turqi, 8 vite në arrest shtëpie, dhe 1 vit e gjysëm paraburgim këtu në vendin tonë, atij i shkojnë gjithsej 21 vite burg, ndërkohë 25 vite burg ai është dënuar në total, atëherë nëse gjykata e Apelit e dënon sërish me 25 vite burg, po vitet që bëri në paraburgime? Nuk them se kjo që ndodhi është bërë nga paaftësia.

Ndërkohë, akovati Beqiri, ka theksuar se gjyqi ndaj Haxhisë është politik dhe se Berisha kur u vra Azemi nuk telefonoi organet e policisë, por telefonoi Ambasadën Amerikane.

“Gjyqi ndaj Izet Haxhisë është politik. I vetmi dëshmitar ndaj tij është Sali Berisha. Berisha e ka implikuar Haxhinë me këtë çështje. Personat atë ditë erdhën për Berishën. Nuk kanë ardhur për të vrarë Azem Hajdarin. ‘Berisha kur u vra Azemi nuk telefonoi organet tona të policisë’. Berisha telefonoi Ambasadën Amerikane. Haxhia e pati mundësinë të largohej jashtë vendit. Por ai nuk e bëri një gjë të tillë.. ‘Pavarësisht vettingut, kemi një mungesë përgjegjshmërie”, tha Beqiri në Fax News.