Ballina Aktualitet “Deputetë të ndyrë”! Reagon ashpër vajza e Jakup Krasniqit: Babi sakrifikoi vitet...

“Deputetë të ndyrë”! Reagon ashpër vajza e Jakup Krasniqit: Babi sakrifikoi vitet më të bukura që ne të gëzojmë li

23

Vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar ashpër pasi pjesëtarë të EULEX-it me mbështetjen e Policisë së Kosovës ndodhen prej mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tyre për bastisje.

Gresa Krasniqi ka fajësuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e Gjykatës Speciale, ku përmes një postimi në ‘Facebook’, i ka quajtur ata të dështuar, të shitur e të ndryrë.

“Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët tuaj të gëzojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët tuaj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhtar?”, ka shkruar Gresa Krasniqi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Kadri Veseli
Enver Hoxhaj
Elmi Reçica
Agim Aliu
Fadil Beka
Labinota Demi-Murtezi
Sala Berisha-Shala
Bekim Haxhiu
Xhavit Haliti
Ramiz Kelmendi
Latif Gashi
Adem Grabovci
Azem Syla
Zenun Pajaziti
Agim Çeku
Naim Fetahu
Besim Beqaj
Nezir Çoçaj
Rrustem Mustafa
Mexhide Mjeku-Topalli
Blerta Deliu-Kodra
Selvije Halimi
Xhevahire Izmaku
Hajdar Beqa
Salihe Mustafa

Ish-bashkepartiak te babit, deputet te legjislatures me te deshtuar, deputet te deshtuar, te shitur e te ndyre

A po ju pelqejn keto pamje, si po ndiheni me keto pamje?

Babi sakrifikoi vitet me te bukura te jetes qe ne dhe femijet tuaj te gezojm lirine. Une jam krenare me babin tim, po femijet tuaj? Si ndihen me prinderit e tyre tradhetar.