Ballina Aktualitet Dëshmitari i m.asakrës serbe të Krushës akuzon: Videon e v.rasjeve ia dhashë...

Dëshmitari i m.asakrës serbe të Krushës akuzon: Videon e v.rasjeve ia dhashë Bashës! Më tha jam i Hagës, por e zhduku. R

26

Milaim Bellanica është njëri nga dëshmitarët që panë me sytë e tyre trajtimin çnjerëzor të popullatës civile në Kosovë nga ushtria serbe në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Por, ndryshe nga të tjerët, Milaimi mori guximin që të xhironte ngjarjen makabre me shpresën se në të ardhmen do të përdoret kundër Serbisë.

Gjatë marsit të 99-ës, me kamerën e tij arriti të xhirojë 30 viktima të djegura e masakruara në pesë lokacione të ndryshme të fshatit.

Po ashtu dëshmi të ushtarëve tregonin se synonin që në Krushë të Madhe të shkaktonin 500 viktima.

Por, këto xhirime asnjëherë nuk përfunduan aty ku duhet.

Gjatë qëndrimit në Kukës, një ekip i rrjetit televiziv britanik, BBC-së kishin rënë në kontakt me të, ku kishin transmetuar vetëm 2 minuta nga xhirimet.

Si rrjedhojë, atë e kishte takuar Lulzim Basha, i cili i kishte kërkuar materialin.

“Lulzim Basha u prezantua si punëtor i gjyqit të Hagës. Dhe tha se këto dëshmi më mirë ruhen tek ne, sesa t’i mbash ti.

Unë atë besim e kisha, se ata vërtetë e ruajnë më mirë. Nuk e kam ditur se ai ka me e manipulu” – thotë Milaimi.

Ai tregon se pas luftës është takuar vetëm një herë me të, me qëllimin e vetëm që t’i siguronte dëshmitë.

Basha e kishte garantuar se do t’ia jepte, por nuk ishte bere i gjalle.

Milaimi ka tentuar dhe dy here te tjera te takohet me Bashen, por nuk e kane lejuar, ndersa kaseta me filmimet e tij nuk ka shkuar as ne Hage dhe nuk eshte as ne doren e tij!

Krusha e Madhe mbetet një ndër vendet ku forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kryen një prej masakrave më të mëdha gjatë luftës.

Në këtë masakër makabre u vranë 243 persona, prej të cilëve 63 personave ende nuk u janë gjetur trupat.