Ballina Aktualitet “Deti” me Greqinë më 2009/ Shitësi Berisha fillon mburret, akuzon: Myslim Pashaj...

“Deti” me Greqinë më 2009/ Shitësi Berisha fillon mburret, akuzon: Myslim Pashaj falsifikoi hartat, ndërhyri politika tu

21

Rrëzimi i marrëveshjes së vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë nga Gjykata Kushtetuese shqiptare është rikthyer sërish në vëmendje.

Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, ish-Kryeministri Berisha iu përgjigj Kryeministrit Rama, që e cilësoi atë marrëveshje akt një tradhti kombëtare.

Berisha tha se në fakt është Rama ai që bashkë me Gjykatën Kushtetuese kreu një akt tradhtie, ndërsa akuzoi ushtarakun Myslym Pashaj për falsifikim të koordinatave dhe hartës që paraqiti në gjykatë. Gjithashtu Berisha tha se politika turke ndërhyri në Gjykatën Kushtetuese.

Berisha: Bashkë me gjykatën kanë kryer një akt të tradhtisë kombëtare. Një gjë ju kërkoj. Lexoni vendimin e gjykatës. Nëse gjeni një konkluzion të bazuar në ekspertizë, 100 herë ndjesë ju kërkoj.

Asnjë ekspertizë. I vetmi dokument që është marr për bazë, është harta e një falsifikatori që i mbush xhepat tjetërkujt.

Fevziu: E keni për zotin Pashaj?

Berisha: Ai ka spostuar linjën bazë të koordinatave. 90 km e ka spotuar në territorin shqiptar dhe ka ndryshuar territorin shqiptar para gjykatës nga 38 km në 22 km.

Fevziu: Mendoni që ajo marrëveshje është më e mira?

I bindur të jesh ti, që marrëveshje të atilla nuk do vijnë më. Marrëveshja është marrëveshje, nuk është ndarje në gjykatë.

Në marrëveshje ti synon optimumin, nuk synon maksimumin, sepse po synove maksimumin pala tjetër të nxjerr më këpucë të kuqe.

Sali Berisha kishte parasysh që pala tjetër është me 6 milje, kur unë jam me 12 milje. Harrove këtë moment? Si ta thotë konsulenti ndërkombëtar: Greqia kishte asin nën mëngë për të kërkuar 12 milje.

Fevziu: Është përfshirë politika turke në Gjykatën Kushtetuese?

Pa dyshim, e kam thënë dhe e them. Megjithatë e rrëzoi Gjykata Kushtetuese!