Ballina Lifestyle “Didi J”, ylli në rritje i muzikës pop që po merr përmasa...

“Didi J”, ylli në rritje i muzikës pop që po merr përmasa stratosferike

19

“Didi J” është një këngëtare e talentuar e muzikës pop nga Beogradi e cila që prej bashkëpunimit me këngëtarin me famë botërore Shaggy, në këngën e njohur “Say no more”, ka nisur ngjitjen në arenën ndërkombëtare përkrah divave të muzikës pop.

Muzikën e tyre e kemi dëgjuar shpesh në ambiente festive edhe pse me emrin e “Didi J” mund të mos na jetë vrarë veshi. Sot po ju sjellim disa fakte interesante nga jeta e saj private dhe profesionale.

Didi J nuk është vetëm një këngetare e talentuar me një zë të ëmbël dhe tëpër karakteristik, por edhe një modele dhe fashion designer shumë e suksesshme.

Didi është drejtuese e një kompanie veshjesh që prej vitit 2014 të cilën e ka kthyer tashmë në një brand të njohur: “DIDI J Fashion”.

Karriera e saj në skenë filloi ngjitjen në një nivel tjetër që prej kohës kur kënga e saj “JAKA” u shpall fituese e festivalit “Zabavne Muzike Festival” në vitin 2010.

Që prej asaj kohe Didi ka hedhur në treg këngë shumë të suksesshme si: “Say No More”, “Tell Me Why” dhe “Balerina”.

Kulmi i karrierës së saj arriti në vitin 2017 me bashkëpunimin që ajo realizoi me Shaggy në këngën e titulluar “Say No More”.