Ballina Bota DIFERENCA/ OBSH: Pse COVID-i po gjunjëzon Europën e jo Azinë

DIFERENCA/ OBSH: Pse COVID-i po gjunjëzon Europën e jo Azinë

13

Përfaqësuesi Special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për COVID-19, David Nabarro, parashikoi një valë të tretë pandemike në Evropë në fillim të vitit 2021, sipas tij, nëse qeveritë përsërisin dështimin për të bërë atë që është e nevojshme për të parandaluar një valë të dytë të infeksionit.

“Ata nuk ndërtuan infrastrukturën e nevojshme gjatë muajve të verës, e kjo pasi vunë nën kontroll valën e parë të infeksionit,” i tha ai medias zvicerane.

“Tani kemi një valë të dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm,” paralajmëron Nabarro, një britanik që fushatoi për t’u bërë drejtori i përgjithshëm i OBSH në 2017 por që dështoi.

Për pak kohë, Evropa pati një rënie të shkallës së infeksionit dhe tani infeksioni është përhapur përsëri.

Gjermania dhe Franca panë një rritje 33,000 të rasteve të shtunën, Zvicra dhe Austria kanë mijëra raste në ditë, ndërsa Turqia raportoi një rekord prej 5,532 raste të reja.

Nabarro veçoi veprimin e Zvicrës për të lejuar ski me mbajtjen e detyrueshme të maskave në ashensorë – ndërsa vendet e tjera të Alpeve kanë mbyllur vendpushimet e skive.

Ai tha se Zvicra mund të arrijë “një nivel shumë të lartë të sëmurësh dhe të vdekur”.

“Sapo shkalla e infeksionit të zhduket, dhe ai (virusi) do të zhduken, atëherë ne mund të jemi aq të lirë sa të duam”, tha Nabarro për Solothurner Zeitung.

“Por tani? A duhet të hapen vendpushimet e skive? Në cilat kushte?”, pyeti ai.

Nabarro vlerësoi përgjigjet e vendeve aziatike, të tilla si Koreja e Jugut, ku shkalla e infeksionit është relativisht e ulët.

“Njerëzit janë plotësisht të angazhuar, ata kanë pranuar sjellje që e bëjnë të vështirë përhapjen e virusit. Ata mbajnë një distancë, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe fytyrën. Ata mbrojnë grupet më të prekshme,” tha ai.

Nabarro gjithashtu tha se Azia nuk i lehtësoi kufizimet shumë shpejt.

“Duhet të presësh derisa numri i njerëzve të infektuar të bjerë dhe të mbetet i tillë. Reagimi i Evropës nuk ishte i plotë,” shtoi ai.